August 9, 2024

Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga “Toponimia e prehjes ”

ANËS KRONIT

Këmbë shkela nëpër pritje
udhës kah ti fëmijëria ime
i mallshëm sa s’ka
me të prekë pakëz
e me t’ pa

E harruar n’vetmi
gjurmë s’ paska këtupari
shtegun e paska mbuluar bari

Paske mbetur si mos më zi
nuk më sheh as në sy
po namën thellë e ke ndry
nuk e shprazë mbi mua
me heshtjen tënde mjaft thua

Kroni qenka kthyer në pus
kopshti në tepih të blertë
dhe ai plep i tharë më shikon mnertë
rjepur qenka nga e rrebeshta kohë

E ajo dardhë e kuqe
e ujcja verore
vetëm emër paskan mbetur

Anës Kronit
tatëpjetë lugut e honit
paskan tretur

Vetëm vojsa
kjo pemë dardanie
aty në hije shpati
më trandi prej mërzie

Trupit të saj katrithem si dikur
i pushtuar dashurie

( 23 prill 2011 )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com