Pasqyra! – Sherife Malo Allko
Pasqyra!
***********
Unë dhe pasqyra përse rrimë heshtur,
Kaq vite sëbashku, vec desha ta di.
Vallë përse meditoj pa rreshtur,
Packa se ti më puthe përsëri!
Vërtetë kalojnë vitet kështu e ka jeta,
Përballë pasqyrës sec ndjej kaq stress.
Ndër sy dalloj ca brazda të lehta,
E thinjat fisnike tek shoh cdo mëngjes!
Pa kozmetikë,apo makiazh e rimel,
Ndjej këndshëm aromë të kurmit tënd
E buzët kaq ëmbël si lulja që çel.
Ashtu si në ekstazë që të lë pa mend!!
Harrove e dashur dikur sa u deshëm,
Ishim dashuruar ashtu si të marrë,
Kënduam, vallzuam, lozëm e qeshëm,
Ndaj të dua përsëri si ditën e parë !!
Prisja agimeve ngashëryer mes lotëve,
Midis Mtonjësve të zgjodha ty i dashuri I’m,
Gërshetoja e shprishja gërshetin e flokëve,
Ashtu si Penelopë dikur në qilim!
Shigjetat e Kupidit na goditën në zemër,
Dallgë e Cunam në mes Unë dhe Ti,
Se bota është e jona ka vetem një emër,
Pasqyrën do ta thyej,besoj në dashuri !!!
Sherife Malo Allko!!!…
30.01.2020