Puthja e parë – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Zgjodha këtë poezi për te uruar krijuesit, botuesit, e lexuesit e mi te dashur në Ditën Botërore te Librit! Gëzuar e plot suksese!
Poezi
Marrë nga libri “E Lare Me Yjet”
PUTHJA E PARË
Tisi i natës në melodi bilbilash
mblodhi gjithë të dashuruarit
një gënjeshtër paskan thënë
e të sapo zënë
e të sapo lënë.
Ju të marrosurve
në ngjashmëri të plotë
ju kam dëgjuar të keni thënë
të parën puthje plot pasion
njëri tjetrit ia keni dhënë.
Mos e thoni atë fjalë
në qeshje të pikëlluar
pikë loti do pikojë
në shpirtin e malluar.
Ah, vajza zanëlëshuara
në kalorësi princash të kaltër
puthja e parë në ëndërr mbeti
në një yll u yllëzua!
3 – 8 – 2018
Angli
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com