August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TA DISH!
“ Ta dish”- më the,
Kur më dhe të fundit
puthje
Dhe ike!
Farën që pas le,
E mbolla kujtimeve.
Të rrita lule kopshtit tim,
Të quajta të shpirtit.
Me lotë të vadita.
Trupin të hidhja mbules,
Acarit e diellit të ruajta.
Bardhësisë së syrit telaj ,
Skicova portretin.
Zëmrës iu trete,
si jetë,
errësirës së trupit…
Detit kishe marrë..
Të dehte valsi i detit
dancit me pulbardhat.
Me dallgët e buta
mesazhe dërgoje,
Njomje merrnin
sytë..
“Ta dish”- më the
dikur.
“E di”- të thosha
s’munda!
Tani, “Trim” u bëra,
“Ti t’a dish mirë
moj lule,
se shpres iu bëre
zëmrës.
Detë e Qiell,
gri u bëfshin,
s’thahet kurrë kjo
dashuri,
me rrënj te zëmra..
Ajo ndihet si binjake.
Lëndim kur merrje ti,
Tek unë niste dhimbja..”
Vesë mu bëre,
rrëshqisje mbi dallgët
Melhem të më sillje…
Sytë kur i hap,
Endrës mbeti
ankthi.
Me mua,
një flutur po luante…
Y.P /KORRIK- 2019 –
————-/////////-
—————-///////////—————

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com