August 12, 2024

Vargjet e poetit – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VARGJET E POETIT
********************

U bënë shekuj ,që poeti shkruan.
Shkruan për jetën e bukur e të lulëzuar.
Pĕr mundimet e dhimbjet shkruan ai ,
shkruan për dashurinë e për mirësinë
me lot malli e lotë të mbetur në vetmi .

Muza rend e nuk ka tĕ sosur ,
do të shkojĕ sa më larg ,
buqetē ëndrrash tĕ dhurojë .
Lotë në sy e pikëllim në zemër ka poeti.
I qan zemra e shpirti i digjet .
Malli ha ,si krimbi drurin e lisit .

E shoh muzën si burim të poetit ,
me perla e ngjyra shumë,
se shpirti ju ndrin me laps e letër
Ai është i gjallë me sy e buzëqeshje tē rrallë .

O njerëz të mirē ,
gjejeni ju pakëz kohë të lirë,
lexoni ju mallin e poetit në vargun e lirë .
Mjaft i ratë në qafē ,duke u kapur pas dobësive të tij .

Poeti të mëson buzëqeshjen,
tē mëson për barërat e fjetur ,
të tregon kur dielli lind e është i lumtur .
Të tregon dashurinē e vyshkur ,
në ishullin e gjelbër të qetësisë !

Sherife Malo Allko
Tiranë 21.03.2020
Të drejtat e autores të rezervuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com