Apokalips – Skender Rusi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
APOKALIPS
Apokalipsi po vjen.Unë e shoh.
Nostradamusët s’më duhen fare!
Nëpër meridianë
po shkel njeriu antiglob,
Nëpër paralele
po vallëzojnë kufoma akullnaje!
Kjo botë po vdes.Më lini të klith!
Mos biem në humnerën e tmerrshme!
Qielli është Perëndia e zogjve,
natyrisht,
Ashtu si toka është
Perëndia e njerëzve!
Por tokën dhe qiellin nuk i duam më,
Për ne ata janë dy Perëndi idiote!
Harrojmë që për një çast
mund të bëhemi asgjë,
Po i mungoi qoftë dhe një det
kësaj bote!
Fundi i botës po vjen.O të verbër,
E keni në dorë që këtë tmerr ta ndalni!
Vdekja do të na vijë
sepse jemi njerëz,
Po kurrë s’duhet të vdesë
toka edhe ajri!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com