Fshatrat labe – Agim Basha
FSHATRAT LABE—POEZI –AGIM BASHA
1. FSHATRAT LABE
Rrijnë fshatrat labe,si zota prej guri…/
Sipër maleve që kan shaluar…/
Si gur të hedhur me hobe../
Grup polifonie që kënga rrjedh e vete shtruar../
Si një cop fustanell e mbetur /
Që valvitet me simptoma të vakëta krenarie../
Lugjeve nuk kullosin më dele../
Por balada dhe vargje të trishtuar elegjie../
Jan bër modernë,../
I hoqën edhe themelit e vjetra../
Edhe pse gushteve bën ftohtë njësoj../
Njësoj ther edhe reumatizma në eshtra/
Jan mpakur,si pellgjet e ujit/
Si plagë që dhembin pa zë…/
Të shkoj apo jo?
Një dëshirë e kahershme ka mbetur../
Më kujton,e një dridhje e lehtë të qet smë lë../
Porsa të ulesh në gjunj…/
Ndien si lëviz gjaku nëpër damarë e rrema../
Këtu edhe gurët e rrugës më njohin/
Po i shkele njëherë,të hapin dyer dhe zemra../
2.
Shpërndaje