August 3, 2024

Po e mbulon haresa – Adriatik Jaçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po e mbulon haresa.

Nuk di pse,sa herë vij tek këta mure,
Çdo gjë më duket si kaba.
Kjo heshtje e ndyrë,që u ka rënë,
Më bën të thyeshëm,më derdh mbi ta.

Kjo botë e vogël,sa një shtëpi..
Avlli mahisur,plasur mbi rrugë.
Po ha gjithçka,hijet rrëzon.
Kërkon të zhdukem,a të më humbë.

Këtu çdo çast zërat po fshihen…
Harresa po bren çdo dru,a hekur.
Likenet mbulojnë gurë dhe mure.
Asgjë s’mer frymë,çdo gjë e heshtur.

Harlisur është tani bimësia.
Në çdo cep rruge,a kënd oborri.
Pylli ka zbritur,këmbëkryq ulur…
Nga oda miqsh,kryet i nxori.

Iki pa mbyllur kanatë,as portë..
Sytë më puthin murin përballë.
Ku një dritare,më sheh përhumbur,
Loton e heshtur,e s’flet një fjalë.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:26.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com