August 6, 2024

Vendi jot ka ngel bosh – Florenca Rada

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vendi jot ka ngel bosh.

Vite te tera kane kaluar,
Ne mendje te kam gjithmon.
Nje lemsh ketu me mblidhet
Sa here kjo date afron.

Sa te lumtur ndjeja vehten
Me mendimin se atje do ishe,
Ajo buzeqeshja jote e lehte,
Fytyren tende vec ta ndriste.

Gezofeshe dhe lumturoheshe,
Kur femijet i kishe prane,
Te gjithe bashke kur u mblidhnim,
Nuk u ngopeshe me te pare.

Jeta behet me e lumtur,
Bashke me prindrit ne shtepi,
Deri sa vjen dita e largimit,
Si zogjte e kllockes nji nga nji.

E dija sa here atje do kaloja,
Qe do ishe me shoket e tu,
Ulur atje tek stolat
Kalonte mbasditja duke bisedu.

Une atje te gjeja,
Gezoheshe kur na shikoje,
Ngriheshe me pershendetje
Te thosha, ri ne shpi do me takoje.

Por erdhi nje dite
Kur u ndave per gjithnji,
Ne kujtesen time mbeti
Buzeqeshja dhe i bukuri shikim.

Sa here qe do vija,
Atje do kaloja,
Me nxitim me rrihte zemra,
Se do te takoja.

Hidhja syte ku rije ti,
Me pushtonte nje trishtim,
Vendi jot ishte bosh,
Baba, ngrehu te te shoh.
FL. RADA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com