Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BAGAZH I JETËS
Bagazh i jetës, i ngarkuar
Valixhja më nuk m’i nxë hallet
Një jetë me të kam udhëtuar
Ky shpirt e di , se si po mbahet!
Një dorë më dhemb, tjetra gjymtuar
Këmbët nuk dijnë ku të më çojnë
Mbeta stacioneve duke vrapuar
E përsëri , mbërrij shumë vonë!
Në rrugë takova dhe udhëtarë
Por si valixhja ime nuk kish
E detyruar e tërheq zvarrë
Këpucët fati po m’i gris!
Do hyp diku , në ndonjë tren
Të heq ca halle prej asaj
Kaq shumë të rëndë, të mos e kem
S’e kam një jetë që po e mbaj!
Autore,
ARDJANA DRAGOI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com