Kur duart shtrënguam..! – Ardian Muca
Kur duart shtrënguam..!
Kur duart shtrënguam.
E dhamë besen përjetë.
Asgjë nuk premtuam.
“Përkrah deri tek retë”..!
*
Të jesh gruaja e poetit.
Duhet ta dishë mirë.
Po dola prej gravitetit.
Jam elektron i lirë..!
*
Merre timen jetë.
Jetoje si ta duash.
Kësaj bote vërtetë.
Me mua do të vuash.
*
Tē dinë si gruaja e poetit.
Do kesh një hall më shumë.
Perveç dashuris e sinqeritetit.
Të tjerat hidhmi në lumë.
*
Mbase jetes duke shkuar.
Po tu deshë ndonjë veshkë.
Nuk jam thëngjill i mbuluar..!
Me zemêr, digjem si eshkë.
*
Si religjioz,njerzit i dua bashkë.
Dhe festat fetare,të gjitha i festoj.
Kur bëhemi tok,barjam e pashkë.
Dashurinë e zotin,tek njerzit e shikoj.