August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mall

Degëz marine shtrirë buzë ujit,
thëllëzën time e ke parë?
Kam ditë që s’ndiej cicërimën,
kam ditë që pres nëpër ugarë

Se buzë mu tha për pikë të ujit,
ndoshta për puthje më është tharë

O pus i thellë në mes oborrit,
thëllëzën time e ke parë?
Tek lante syckat e përgjumur
e gushë të ëmbël borë të bardhë

Se dorë mu tha pa përkëdhelur,
nëne selvi e nënë dardhë…

O pishë e lartë që më bën hije,
E pe gjë vallë engjëllin tim
tek krihte flokët e lëshuar
e duke kënduar me mërmërimë

Se kam kaq kohë pa e dëgjuar,
asnjë ofshamë e psherëtimë

O lumë i gjatë që vjen prej malit,
ti ndoshta trupin ja ke larë
Thuamë të lutem, thuamë prapë,
sirenën time e ke parë?

E nëse vjen me lot ndër sy
thuaji që malli më ka marrë…

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com