Ditë me shi, dritares shikon…! – Floriri Z Petra
**DITË ME SHI**
DRITARES SHIKON..!!
==================
Ju ecni krenare
kësa jete të bukur por gënjeshtare
Sytë e tu janë vizionare
dhe larg nga shpërndarja
klorofil jete sillni..!!
Sa herë kur ju shoh, largësish
më dëboni..
Ndryshimi i rrahjeve të zemrës
të bën të ndjeheni afër .. !!
Ditë me shi..
E duam unë dhe ti
çfarë ndodh gjatë kësaj pranvere …?
U mbyllëm në shtëpi përsëri
ne nuk shohim askënd
të trokasë në derë..
E bukur për të filluar lutjen
netëve kur bie shi
shpirti kërkon qetësi,
fletës së ditarit, hedh tinguj notash
Ndjenjat nuk mbahen në shpirt
ato dalin vetëm, aq naturshëm
rrjedhin si pikat e shiut
në trupin femëror
trokasin..
me një tingull monoton,
mbi atë gotë, kristali
në hyrjen e shtëpisë
Do dalim për një moment
qëndrime të qeta, kërkojmë
Deti me valë pamjesh ..
Ngjyra gri, krijoi një mjegull
sa shpejt i mbulon këto valë ..
Këto vargje ju kanë zbuluar
Më thuaj … lexo pak
si një papirus të lashtë
Drithërimin duhet të shmang,
në zemrën tënde,
Dashuria e lindur ..!?
Kur shiu pushon, krahu i zgjatur
si fletë shëmbëlltyre,
qiellin blu kërkoje,
prit përsëri, ndalo
dy zemra sa larg,
ato janë akoma në këmbë
Qielli dhe toka ..sa larg dhe afër
Shiu është pak romantik
kur e sheh nga dritarja,
shpirti lëndohet, jeni e irrituar
kur pret të ndalet
sjell një ndjenjë nostalgjie.
Asnjëherë nuk është vonë
shkruaj mendime falas
midis vargjeve të poezisë
Thuaj dua të kap
ata sy në largësi duken, dritë dielli
Mbyllini në sirtar
duhet të ndjekë errësirën.
Gjithmonë i kushtoni vëmendje dritës,
sot e sollët në shi
pastrojeni nga pluhuri, mbajtur në kohë
Bëni një udhëtim, do ndjeheni mirë,
ju jeni dhimbja e artit, kur sjell ngjyra
shpirti mban muzën, unë këtë e di
nëse më pyet se çfarë po bën..!?
Ju kini një zemër kristal
me një ndjenjë të pastër
Sytë e tu janë vizionare
kur shikojnë përtej imagjinatës
jetojnë në klorofilin e blertë
asaj fushe pa anë
Ecni në rrugën jetë
…Qëndroni e qetë,
mikja ime e lumtur ..
Do ndjeheni vërtetë..!!
Floriri Z Petra
Bangkok, Thailandë
24 korrik 2018