Me detin kaltërosh u përqafova – Zymer Mehani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Me detin kaltërosh u përqafova
U puhëm me valë e stërkalë
Me zemër më priti si gjithmonë
I atdheut tim -shpirt margaritar
Me të gjerin det ne u rrokëm ngrykë
Si mërgimtari me të tijën nënë
Zemër e shpirt ç’m’u shkrinë vërtet
Më besoni, vëllezër, pasha diell e hënë
Në valët e bardha të detit të paanë
Shtrihem lirshëm si n’timen shtëpi
Nuk ka askund në botë anembanë
Është vetë xhevahiri përplot mrekulli
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com