Një poezi në kujtim të nënës time – Nezi Plaku-Velaj
Një poezi në kujtim të nënës time.
O nëna ime! O mbretëresha ime!
Ti u largove nga kjo jetë me një brengë të madhe, e plagosur nga një plagë që të helmoi gjakun dhe të thau shpirtin.
Pushkatimi i babait dhe plot halle të tjera që jeta nuk ti kurseu.
Edhe pse në moshë madhore para figurës tënde madhështore neve jemi shumë të vegjël.
Ti do të jetosh gjithë jetën në zemrën time deri sa të vi pranë
Nanës time
Në se qielli do të më dëgjonte këtë natë të
qetë,
Një fjalë do ti thoshja nga shpirti me dhimbje,
Të lutem o hapësirë:
Qëndise me yjet më të bukur qiellin hyjni,
Lëri yjet të vallzojnë një vals në pasarelë kaltësive,
Le të vezullojnë plot shkëlqim yjet, në kujtim të gruas më burrërresh,
Në kujtim të nënës time.
Në se zogjtë do të dëgjonin zemrën time që rreh kaq fort,
Edhe atyre me përulje një fjalë do tju thoshja:
Këndoni një sinfoni me akordet e zëmrës time
Të ndëgjohet anë e mbanë pyllit, malit, dhe luginës,
Të jehojnë shpatet si ne sinfonitë e Bethovenit e Listit.
Në se dielli një mëngjes do ta hedhi shikimin nga unë,
Edhe atij më zemër do ti lutesha:
Hidhe ti rrezen më të ndiçme mbi tokë, për nanën time,
Ndriçoja shpirtin asaj Nane të Madhe, aty në parajsë,
Lehtësoja vuajtjet dhe dhimbjet,
Në këtë botë, ajo pa vetëm erresirë,
Sytë plot me lot, s’e njohu kurrë dritën tënde.
Edhe kohën po të mundja do ta ndalja, vetëm për një çast,
Mbaj një minut heshtje do t’i thoshja,
Homazh, në nderim, respekt për Mbretëreshës time,
Që nuk u mposht kurrë nga më i egri rrebesh,
Dhe shpiri i saj fali vetëm dritë dhe buzëqeshje.
Penës më të artë do t’i thoshja të shkruante për ty që je krenari për të gjithë,
T’i gdhëndi fjalët si skulpturë nëpër fletë librash
Për vlerat e tua të rralla që kishe moj grua fisnike, trime,
Për shpirtin tënd të artë,
Për dashurinë tënde të madhe, që kurrë s’e kurseve.
Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 17. 04. 2020