Ajkëbukurinë vlonjate – Natasha Limaj
AJKËBUKURINË VLONJATE
Në bisedë me një artiste,
Rrotull bukurisë vlonjate,
Aty , nga vitet gjashtëdhjetë,
Të gjitha ishim sharmante…
“Kur këndojnë zogat-oooo”
Seç ia merrje moj Bedrie!..
Zemberekut të qytetit,
Lagjes “totem” “Muradie”.…
Ledha , fllad e dallgë deti,
Violeta dhe Aneta,
Europën kapur herët ,
Të parat në biçikleta…
Mirka, Lidja e Suzana,
Bukuri universale,
“Zana” bjeshke arbërore,
Përdore tri “Shtojzavalle”…
Nuk harroj motrat Dërrasa,
Elegante , shtatëselvi,
Njëra “E bukur e dheut”,
Tjetra pa shtesa “Hyjni”…
Sovjetike “Karabashi”,
Edhe sot e shoh në Vlorë,
Sharmëria e rinisë,
Në” zonjëri “ të përkorë…
Por nja katër të fillimit,
Në “Ansamblin e ushtrisë”
Bela-Zhani-Tefta-Xhina,
I këndonin trimërisë…
Bla-bla-bla , unë dhe artistja,
S’pushonim mbi historinë,
Ajo nxirrte , unë përthithja ,
Të thellat e bukurisë…
Pak me” mburrrje”, shumë krenare,
Me gjithë shpirt, doja-doja…
Ajkëbukurinë vlonjate,
Në vargje ta mbarështroja!…
Përkushtuar bukurisë së vajzave vlonjate të viteve 60-të , simuluar nga një bisedë me artisten vlonjate Lavdie Bisha . Për efekt të kuptimit të poezisë emrat e vajzave që u lakuan në bisedë po i rendis më poshtë , megjithëse të gjitha vlonjatet gjënden në këto vargje!…
Belina Opingari
Zhaneta Sahatçiu
Virxhinia Golemi
Tefta Çiraku
Bedrie Bejto………………………………..Muradie
Aneta Koleka………………………………Skelë
Violeta Kume………………………………Skelë
Mirka Bezhani……………………………..Muradie
Lidje Dajlani……………………………….Muradie
Suzana Mulliqi……………………………..Shtëpia e oficerave
Nermin Dërrasa……………………………Shtëpia e oficerave
Liljana Dërrasa………………………………Shtëpa e oficerave
Sovjetike Xhelo………………………………..Karabash
N . L . ( F ) . 12 .6 . 2016 .