August 2, 2024

Aromë trëndafili – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AROMË TRËNDAFILI

Trëndafil i bukur aromë që leshon
Brenda baçes timë ty të kam mbjellur
Nga të gjitha lulet vetem ti ndryshon
Rrënjët thelle në baçe ti ke lëshuar

Kopshti mori frymë i gjithi lulzon
Bukuria jote e mbushi plot ngjyra
Ti i dhë jetë i gjithi lumturon
Nga të gjitha lulet je më e mira

Aroma jote gjithandej dëgjohet
Shpirti çlirohet zemra shum e ndjen
Brenda errësirës në dritare futet
Kundërmon të bukurën tënden aromë

Mëngjeseve herët ngrihem nga gjumi
Afrohem pranë teje e të përkëdhel
Petalet kanë celur e ma bëjnë me sy
Ngjyra kuqe jotja mendjen ma heqë

Në dorë të mbajë butesisht mos te lendoj
Pranë buzëve t’mija ngadalë të afroj
Të puthi në çdo cep e të perqafoj
Rrahjet zemrës timë gjithnje ti ja shton.

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com