Ëndërra e Elës {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ËNDËRRA E ELËS
{ Për fëmijë}
Gjysh o gjysh
Diçka të tregoj,
Një yll erdhi mbrëmë
Dhomën më ndriçoi.
Erdhi më përqafoi
Dhe gjumin më nxori,
Më mikloi fytyrën
Dhe dy fjalë i foli.
-Erdha të të marr-tha
Më porositi mbrëmë,
Të kishte pa hëna
Duke lozur n’dhomë.
Sa kënaqësi ishte gjysh
Të fluturosh në gjithësi,
Toka dukej poshtë
E yjët në lartësi.
Hëna qe e prerë
Vetëm dy tri fjalë:
-Të të jap bukurinë-tha
E të qoftë rrugë e mbarë!
-Unë tha ndriçoj qiellin
Ti do të ndriçosh tokën,
E ne dyja së bashku
Do e ndriçojmë botën.
Dhe kur deshti t’më puthte
Të më thot lamtumirë,
Mua më doli gjumi
Nga ajo ëndërr e mire!
28.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com