Globi im – Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GLOBI IM
Kam marë globin në dorë dhe po e shikoj
e sjell vërdallë po ai për çudi është njësoj,
po si ka mundësi them me vete pse kështu?
kjo botë që ne po jetojmë s’është ashtu.
Vërtet unë nuk jam një astronom a filozof
mirë do të ishte që bota të kishte një gëzof,
po dallimin di ta bëj në këtë glob që kam
i sigurtë për jetën ne ky glob nuk jam.
Globi im zemërgjërë o shpirtmirë ti e di
që në krijesë je ndeshur me lloj-lloj vështirësi,
Eh sa gjëra ndodhin mbi trupin tënd dhe tani
po ti vazhdon të rrezistosh me forcë gjithsesi.
Besnik Memelli
26.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com