Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KËTË MËNGJES TË NDJEVA PRANË
Këtë mëngjes e përqafova
Me një shikim mbi tavolinë
Teksa e putha e lëshova
Në vend të vet fotografinë.
Këtë mëngjes të ndjeva pranë
Sikur atëherë , ishe në jetë
Ndonëse ky shpirt , nga brenda qan
Sa herë të flas edhe ti hesht.
Ta fshiva ballit , lotin tim
Që krejt pa dashje ra mbi xham
E lash në vend fotografinë
Këtë mëngjes , të ndjeva pranë.
ARDJANA DRAGOI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com