Kur gabon poeti – Musa Jupolli
Musa Jupolli
Kur gabon poeti
Po e zëmë, poetit mund t’i shpëtojë një Ë
Apo edhe një germë e vogël a një presje
Ç’ka bëhet
Ngritën çakënjtë dhe i hidhën si bisha t’egra
Duke u mshefur pas tradhëtisë e korrupcionit
Dalin e vallëzojnë me jargë të « patriotizmit »
Po ç’farë nuk bëjnë këta maskarenjë
Kur gabon poeti
Po e zëmë, analistve politik u thot
Mos e ndihmoni kulaçin e partive
Ngritën “analistatë” në Olimp
Thërrasin djallin në ndihmë
Mbytne atë të gjorë
Se veç penës gjë tjetër s’ka në dorë
Kur gabon poeti
Po e zëmë, e përkrah rininë
Ngritën shefat e partive e flasin me sy t’qartur
Zot epu « viza » ta lëshojnë atdheun
Kulaqin e këtij dheu e hamë vet
Kur gabojnë poetët
Vetëm dielli i ledhaton
Vetëm Nënat shtyrdhin gjiun
Vetëm motrave loti u derdhet si lumë
Kur gabon poeti
Aty bëhet « kiameti »…
29.04.2020