Kush e ndjeu – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUSH E NDJEU
Aromën tënde trëndafil
U bë peng i ngjyrës tënde
U bë diell e u bë fyell
U bë fjalë
Preku një qiell me shi
Dhe natën përplot me yje
U lidh si kulpra për shtat shelgu
Edhe kur tretej si hije
Kush e ndjeu u bë muzë
Dhe fluturoi varg më varg
U bë ëndërr u bë metaforë
U bë engjëllor
Kush e ndjeu …
Oslo, më 28.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com