Mes dashurive – Fani Duro
Mes dashurive
———————–
Unë të shoh në syt e fëmijëve!
Dhe në çiltërsinë e tyre të sho,
Nuk di çfarë t’ju bëj dashurive!
Të lutem, as dhe ti mos i ngatëro!
Gjithkund më shfaqesh tek femijët.
Më mundon në shpirt dhe nuk kam faj!
U shkrinë të gjitha dashuritë.
Aspak dikë dot nuk e ndaj!
Një trup u bëmë… një të gjith
Ti një nënë e mirë, dhe unë një baba
Këtë lumturi mer e përcill
Në zemër, në shpirt edhe në kra!
Më fal që e ndava dashurinë!
Edhe unë ty, heshtur do ta fal.
Në shtrat unë do ta nxjer mërzinë.
Xhelozis që digjet, ti themi ndal!
Unë përsëri nesër më shumë do ti dua!
Ti nga xhelozia ndaç edhe plas!
Sepse më shumë do më duash mua
Edhe une ty… sepse s’ka shanc!
Pastaj fillo e tallu ti me mua!
Më bëj xheloz që ti duash pa fund
Po unë jam i lumtur që të kam grua
Me dashurin e tyre edhe më mund!
Mu përzien të gjitha dashurit
Këtë “rrëmujë,, sa dua ta shijoj
Nëse me vret, me dashuri më vrit
Jeta me dashurin …qënkan njëlloj!
Fani Duro