August 7, 2024

Një ditë do t’më gjesh! – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një ditë do t’më gjesh!

Një ditë do t’më gjesh
Në aromën më t’bukur pranëverore
Mbështjell me flladin më t’freskët të oqeanit
Trupin mbuluar me gjethet më të bukura t’stinëve
Një ditë do t’më gjesh!
Ulur n’pragun e hënës
N’pëlhurë të qëndisur t’Penelopës
Duke thurrur për ne mallin dhe kujtimet
Nën tingujt e Orifeut
Një ditë do t’më gjesh!
Në netët e thella pus për ty duke ndezur copëzash meteorësh
N’cepin më t’thellë t’ shpirtit tënd
E kur nata zbardhet
N’krah pulëbardhe do të kthehem
T’prek trupin tënd si fllad mengjesesh
Aty do t’më gjesh!
Sa herë do t’më kërkosh
Do t’ringjallem për ty si feniks nga pluhuri i lotëve t’mijë!
E buzëdjegur malli ytë
Do t’ndahet mes dy trupash
N’mes dy shpirtërash
N’mes dy dhimbjesh

Vlora Rexhaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com