August 3, 2024

Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***NJË FJALË E ËMBËL***
MUND TË NDRYSHOJË..!?

Dëgjoj brenda meje, tinguj zanore
ardhur nga biseda kalimtarësh
ecur buzë mbrëmjesh
të heshtur në këtë stinë…
Si hije më vjen imazhi juaj
mes emocionit të bardhë
hyn shpirtit..
Ah moj vajzë,
trokëllima e takave të tua
buzë mbrëmjesh
zemrën fillon më ngacmon,
duket sikur zjarr lëshon …
Hapat ngjasin me harqe, meridianësh
siç lenë valëzat e detit
kur vijnë të qetësohen, bregut me rërë..
Ç’është kështu, më mbajte ende gjallë
këtij dimri sapo kaluar, një ndjenjë..
Vijnë fjalët e tua, si erë e ngrohtë
dalë thellësive të tokës
shpirtin e ftohur më qetësojnë..

Lena një herë të marrim frymë
o zemër e rinuar, me pranverën
me reflekse ngjyrash, ke filluar
Ditën na i nis mrekulluar
kërkojmë pak qetësi
kur lexojmë vargje poezi ..
Bregut matanë urimet dërgojmë
si rezet e diellit, ngrohtësi shpërndajmë..
Shpirti brillant i ndjen si ushqim
nuk të josh ty asnjë manikin,
duke qëndruar nëpër vitrina
hyrjen tregojnë tek çdo dyqan..
Shkruajnë poetët vargje të lira
nuk lodhen lexuesit,
kur muzgu shtrin krahët
mbrëmjeve, si vello e murme
Shpirti i heshtur, kalon dyert e burgimit,
nuk gënjehet a të vritet
Liria e fjalës,
kur arratiset drejt të panjohurës
do shkojë atje, ku paguhet më mirë.
Vegimi shkëlqen si një lindje
ndjehet vetvetja e qetë por e lirë.
Ecja drejt rrugës së diellit
do të kujtojë se në shpirt
NJË FJALË E ËMBËL
ka lënë gjurmë, sjell ndryshim
Për të mos ndjekur, rrugën e djallit
Kësaj jete të vështirë..!!

Floriri Z Petra
Paterson New Jersey
April 29th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com