August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PA KOΝFRONTIM.

Mbi cilën dashuri
nuk falet dhe
derdhet bukuria?…
Një njomësi
mes lidhjeve dhe trupin
e natës
e zbut, natës, vetëm
s’të kërkoj
o dashuri e zbërthyer
spikatjeve
të shpirtit më qëndro
dritës…?
Të gjurmoj, të mbuloj dhe
të zbuloj
agimeve! Nuk treten
hiret e tua
si vesa e tyre në pëmasa
lavdie
diellores, ndrisin jo
cikleve, aty!
Zbërthehesh dritës?
Plot cilësi
në krahasime bilancesh të lë
shkëlqimet?…
I ndjej, të ndej, o dashuri!…
Ditët tona
i ndajnë, gëzimet…?!
Me perëndinë, s’i konfrontoj.
Dhjk©24-04-2015

Dhimitri Jani Kokaveshi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com