Pika–shiu – Meti Belaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pika–shiu
Avulli i tokës kur gufon,
retë në qiell i formon.
Re të bardha–grumbullore,
ngjyrë të murrme shumë shtresore.
Të kuqërremta–pupëlore,
mbushur plotë masë ajrore.
Kur ferkohën në mes veti
shtypen fortë si valë–deti.
Bubullimë qielli gjëmon,
vetëtimë mbi tokë shkarkojnë.
Grimca mjegulle–kristalore,
reshje breshër kokërr–bore.
Lëng pa ngjyrë në atmosferë,
pika–shiu si përherë.
Meti Belaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com