August 10, 2024

Trëndafili në dëborë – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Trëndafili në dëborë
*******************
Trëndafili çuditet nën petkun e dëborës
Pranvera ende s’ka qef të vijë
Dimrin zemërak e mban me hatër
E ka lënë të lirë deri në pranverë .

Trëndafili nuk e jep veten,
nga dimri në mes pranvere.
E sfidon flokun e dëborës ,
që mbulon pemë dhe oborrë .

Petalet e kuqe të trëndafilit
ndizen purpurohen më shumë
Ato nuk rrinë në heshtje ,
Aromën kundermuese
shpërndan dhe më shumë.

Ja ,dhe në dritaren time ;
Çeli karafili çeli lule delja .
O, sa përkëdheli ,sa ngjyra !
Ti dimër ,s’je kurrë i huaj
nē kohën time të pranverës !!

Ndizu pranverë .
Hap siparin tënd gjelbëror

Sherife Malo Allko
16.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com