August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UÇK

Dardani o çerdhe e shqipes
Armët ngjeshur si gjerdan
U dole n’pritë t’bijve t’shkinës
Me pushkë në dorë e jatagan.

Kur Kosova ra në robëri
E zullum t’madh ushtroi barbari
Djemtë më të mirë në ushtri
Me besë e nderë e gjak shqiptari.

Me betim në Flamur të Kombit
Zot Atdheut sot me i dalë
Si në kohë të Gjergj Kastriotit
Për të bashkuar Kombin mbarë.

Zahir Trimi ai bir shqiptari
Syrin pishë pa luajt qerpikun
Në ballë të betejës prinë i pari
Në palcë armikut ja fut frikën.

E lëshon një zâ ai prej Merdari
Në atë Prekaz t’Ahmet Delisë
Vëlla ku t’kam Adem Jashari
Dasëm të madhe sot kemi nisë.

Bacë Ademi ai trim drangue
Me shtatë zemra e lindi nâna.
Rrokë mamzerrin tue këndue
Në krah të djathtë i vëllai Hamza.

Filloi lufta për këto troje tona
Fyt për fyt me ata korba të zi
Anembanë po ushton jehona
Po valon lart Flamuri kuq e zi.

Pas njëqind vjet dhune e robëri
Si shqipe mali ranë trimat tanë
Kurrë s’e ndalën luftën për liri
Që t’gëzojmë ne sot anembanë.

I qeshet zemra nënë Shqipërisë
Për Kosovë këtë tokë dardane
Për bijtë më të mirë të Arbërisë
Për Ushtrinë tonë Çlirimtare!

Lumni Nimani
29. 04. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com