August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E shkel mbi rërë

E shkel mbi rërë këmbëzbathur,
mbi lule kripë e lule kashtë
Më mbet një diell brenda vetes,
edhe një hijezë nga jashtë
E ndjek një shkurtëzë të vockël,
më fshihet zhukash për çudi
Por gjej një pupëlzë të humbur,
me ngjyrë të kaltër e flori
Me ngjyrë të kaltër bëra qiell,
florinë e shita për at zot
E bredh këmbëzbathur në kënetë,
e këmbëzbathur nëpër botë
U flas të gjithëve gjuhën time,
por asnjëri s’do të dëgjojë
Derisa heshta edhe unë,
e nuk i flas kurrkujt me gojë
Ndaj shkoj kujtimesh mbushur plagë,
duke u endur në kënetë
E plagët zunë korë lëkurës,
shpëlar me kripë mbyllen vetë.

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com