August 7, 2024

Mbi gjoksin tënd bie e fle – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mbi gjoksin tënd bie e fle,
e zë qëndis ca yj në natë
Nuk qënka jetë pa dashuri,
pa dashuri është jetë e thatë
Një pus i shterur në mes të arës,
qiell pa dritë edhe pa hënë
Ndaj mbjell ca ëndrra gjoksit tënd, ndërkohë që frymën ta kam dhënë
E frikën le të kalërojë,
frikën e humbjes përgjithnjë
Por s’desha tjetër në këtë botë,
nuk desha tjetër asnjë gjë
Vetëm të rrinja zënë prej dore
derisa frymë të bëhet shpeshtë
Të jemi dy në mes të tokës,
në mes të qiellit të dy… thjesht…

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com