Meditim – Ilmi Dervishi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MEDITIM
Nga ILMI DERVISHI
Pa pritur si erdhi ky virus,
Si flakë kashte e zjarr i eshkës,
Pa stres s mbeti as kush,
Në breg det e majë bjeshkësh
Kjo heshtje në këto ditë,
Amulli frikë e pasiguri,
Shpirtit torturon sigurisht,
Deri në palcë nikotina mërzi.
Tani e turbullt dhe shpresa,
Themi S ndjehemi mirë,
Në hyrje-dalje ka pengesa,
Ç të them tjetër? Natën e mirë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com