Udha vazhdon…. – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
***
Udha vazhdon….
Si bëhet zëri britmë e therje,
kur do të thuash shumë,
e s’thua asgjë,
zëri vjen e mbytet
bëhet lot dhe det,
palos ëndrrat e mia të vdekura,
në valixhet e kohës,
e të vetmen gjë që do
është të zhdukesh…,
-usta mbaje pak,
-s’lejohet zonjë është kthesë,
dhe udha vazhdon…
30-4-2010 Di…Diturie Hasanaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com