Unazë kuq e zi – Avni A. Neziri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Unazë kuq e zi
(Avni A. Neziri )
Kuq e zi t’kam në zemër
me kollan e xhamadan
me fustane e her dimij
trupit tënd i kan hijeshi
veshun bukur ngjyra-ngjyra
bukuroshe moj syzezë
mbushje ujë n’gurrë nën krua
kuq e zi veshun të dua
mbi sy flokun plot hijeshi
n’gisht unaza kuq e zi
qerre mbulue nuse me’m ardhë
t’bëhem dhandër n’plis të bardhë
bajraktarë e krushq me valle
kuq e zi e n’plisa t’bardhë
krejt dyfegjet me i hargjue
e katundin n’kamë me que.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com