August 4, 2024

Duartë tua, baba ! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Duartë tua, baba !

Duartë tua të çara, baba, lëkurë trungu qindvjeçarë !
Të vrara, të grithura e gishtrinjtë t’pikonin gjak…
Por aq të vyera ishin, ato duar punëtore… sa pikonin edhe ar !
Ishin duart e tua, si dy akrepa ore, që s’pushonin kurrë, kurrë baba, aspak !

Trupi yt i pakët, përherë në shi e në diell e djersën e ballit nuk ta thante as era, baba !
Këmishën e kishe të grisur, por për një të re, fare s’ke menduar
Dhe plisi yt i bardhë, në maje të kulles, sikur prekte n’qiell…
Sa niste pranvera,lart ngrisje kala,
ura per njerëzimin ngrisje, me ato daur..!

Babi jonë shtat-imët, por syrin kishe pishë !
I dashur, gojë – ëmbël, trim dhe shumë punëtor,
Rrugetimit tënd ke hasur në dragua
dhe shumë herë në bishë…
Por, ti ngrisje kullat me flamur në dorë !

Musa Dushica,
01. Maj, 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com