Ju lutem..! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ju lutem..!
Ju Lutem,,!Me jepni diçka për të shkruar!
Duke skalitur me daltë,duar I bëra gjak.
N’mokrën e mendjes,metafora kam bluar.
Duke u fjalosur me muzën,rreth zjarrit bubulak.
*
Ju lutem,,!Më jepni diçka të trohit.
Ta ngjyej me të kuqen time bojë.
Në muret e injorancës,diçka të zhgarravit.
Tatunë e zemrës,që muza e mbanë në gojë
*
Pa le t’më shajnë me njëqind të paqëna.
I’a hengra kullotën egoizmit e krenarisë.
Piva kulloshtër nga vena, qê m’ushqeu nëna.
Smirën e xhelozinë me qentê i reshta larg avllisë.
01/05/19.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com