Maj – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MAJ
Ti erdhe sot në vargje
Me shi
Si pika lotësh
Kur bien mbi çelq
Mbi lulet e mia
Që s’i prek dorë njeriu
Te dritaret e muzës sime
Që rrinë të heshtura
Pa zë njeriu
Ti erdhe sot në vargje
Po heshtjen time
S’e then asnjë fjalë
As një tingull
Veç këngët e zogjve
Që m’i zgjojnë ëndrrat
Nëpër shi!
Oslo, mē 1.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com