August 10, 2024

Mos harro t’më kërkosh – Nertila Koko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos harro t’më kërkosh.

Kur këngën e zogjve t’dëgjosh ,
E frymë t’marrësh ,
Sikurse dje,
Porsi pardje,
Mos harro t’më kërkosh,
Midis detit a tokës,
T’lutem bëhu dallgë e detit tim,
T’lutem bëhu puhiza e erës që lehtë vjen e më mbështjell,
Para se t’jetë mjaftueshëm vonë,
Për mua ,
Për ty,
Për ne të dy,
Por t’lutem mos eja t’më kërkosh
Midis tokës a qiellit,
Se atëherë veç në ëndrra po t’më kërkosh,
Ndoshta mund t’më gjesh,
Duke t’përqafuar, dashur a urryer,
Me sytë e dashuruar s’e di,
Dashuro sa s’është vonë,
Se një engjëll s’mund ta dashurosh
Përveçse ta kujtosh,
Kur vetmia përbrenda t’ka gllabëruar,
E frymarrjen e vet s’e ndjen,
Kur frymë merr,
Dashuro , para se t’jesh penduar që s’ke dashuruar.
NERTILA KOKO

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com