August 7, 2024

Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***MUAJI I RI SAPO FILLOJ***
=========================
Çdo kush e ndjen,
me aromë lulesh, plot ngjyra
çelur në çdo skaj
natyra ditëve na dhuron..
Sa kam dëshirë, ta përjetoj
me sytë e zemrës ta shikoj…!!

Ah moj zemër, si ndjehesh sot..!?
E djeshmja nxituar kaloj
Muaji i ri sapo filloj..
Shpesh ditëve në vazhdim
kujtojmë rininë,
si moshën më të mirë
kur prag pleqëria,
fillon na troket në derë..
Janë stinët, sjellin ndryshime
Ashtu dhe shpirti ynë,
kërkon pranverë..Po
Qan kjo zemra ime,
sepse dimri i vetmisë
shpirtin e ka mbajtur ftohtë..
Rruaje vehten, të kam thënë
nga simptomat gripale
Ku viruset lëvizin, ajrit të ndotur
duke sjellë sëmundje..
A jemi në gjëndje ti përballojmë
kur shpirtit kërkojmë
ti futim qetësi..!?
Harrojmë ditët e mbushura
me vranësira, smog dhe shi..
Shpresojmë të lindë një diell
të shohim qiellit një ylber..
Duke lidhur dy brigjet tanë
mos ndjehemi të vetmuar
por me njerëz bashkuar
jetën për ta gëzuar..
Ajo nuk është vetëm një ditë
kur koha ikën shpejt
si qiellit zbret një vetëtimë..
Mendohemi ditëve, si kalimtar
nga do të shkojmë kësaj jete
kur tregohet e pamëshirëshme
mbushur me njerëz,
hipokritë, cmirëzinj dhe tinzar…!?
Brenda vehtes përjetojmë,
çaste, kur bëhet e vështirë
vjen një ditë të rrëmben
me vrullin e saj na vërtit..
Humbasim njerzit më të mirë
në krah i kemi pasur pranë,
në këtë rrugëtim…
Mendojmë si të rritur në moshë
përballur me brenga e halle
për të gjetur një zgjidhje ..
Ti marrim ato grimca lumturi
duke u ndjerë të rinj, në shpirt
Në biseda me të tjerë
të shpërndajmë vlerë..
Të japim mendime, apo këshilla
nga një eksperiencë e fituar
Mos harrojmë se jemi të moshuar
dhe nga të rinjtë duhet mësuar
Me delikatesë ti dëgjojmë
ata si fëmijë ëndërojnë
kurrë mos ndalojmë
së bashku duhet të shpresojmë..
Të jemi tolerantë, në mendim e veprim..
Vetëm kështu do kemi ndërtuar
një familje të shëndoshë
për të jetuar të lirë,
përballur me stuhitë e jetës..
Do njohim vehten kush jemi
dhe për kë vlejmë më shumë..
Mos e fut vehten në trishtime
as në mendime
qofshin të thella,
se jeta ka dhe shpella..
Çdo kush mundohet,
me hapin e tij apo të saj
të ecë në sipërfaqe
me këmbë në tokë
dhe jo nën ujë..
O zemër e rilindur,
me muajin e sapo erdhur,
të ndjej vërtet më pranë,
Kur kam filluar…
……tju dua pak më shumë..!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 1st, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar ..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com