August 10, 2024

Pjellë ligësie – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kisha bere me veten një betim
Ty kovi të të ktheja shpin’
Gjersa buzën mbyllur me qefin
Kur nga jeta jonë largim

Të të ipnim. Frymë lirisht
Të mirrnim ,të dilnim sërisht
Gëzuar jetës,gëzuar stinët
Jo fshehur,mbyllur e tinëz

Fëmijëve zemra shtrydhur
N’lojra elektronike ndrydhur
Larguar dritës se diellit
Ëndrrat, jo pjesë e qiellit

Ndihmë s’u jap, vuaj me ta
E sotmja, si e djeshmja na la
Edhe limoni “qan me lot”
Lulet e tij lëshuar në tok’

Kjo betej’ ka ca fitore
Familja, jo mbas dore
Egon mbyt, vlerëslm jetës
Guri sot, themel i së nes’mes

Titulli : PJELLË ligësie

Poezi nga përmbledhja
“Lule mbi thinja “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com