August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prapë do të vijmë

Do të vijmë sërish një ditë mes jush pa drojë.
Atje ku stinëve agimet qëndisin qiellin.
Ju s`flini kurrë e bisedoni me vizitorë.
Mbi fytyrat tuaja të njoma ndrin floriri si dielli.

Me mijëra vizitorë i pritni në konakun zemërbardhë.
Natës ia hapët dhe ia sollët kurorën e shkëlqimit.
Lehtë në vetmi me pickon heshtja si lak.
Fatlumësinë s`ua fali askushi mes rrugëtimit.

Vetveten e fajësova me vonesën e pendimit.
Do jetojmë me ju në brigjet e kujtimeve
Dashuria mund ta marrë rrugën e amëshimit.
Në shpirt vjen fjala betim me frymë atdhetarie

Fjalët pa përgjegjeje ndoshta do t’i gjesh
Jemi fshehur në dhomat për bërrylat e kthimit.
Kalvani i vargjeve nuk do të ndalë marshimin.
Për të gjithë ju atë ditë të bekuar e dhatë betimin…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com