August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sërisht.

Pa do vijë sërisht një ditë,
Që do ikin ligësitë.
Errësira do shpërhapet,
E do çelen prapë sokakët.

Do të derdhet gjallëria,
Frika skutash do t’zhduket,
Nëpër parqe gjelbërimi,
Edhe lulja nuk do humbet.

Do të ecim prap në rrugë.
Duart prapë do i takojmë.
Pa do qeshim e do tallemi,
Këto kohë kur ti kujtojmë.

Rrugët,sheshet do gëzojnë.
E lokalet..,plot hareja.
S’do t’mundim të veçojmë..
Kur e hëna,kur…, e djela.

Do të dalë sërisht dielli,
Do t’djegë,kë botën s’deshi.
Ata që si Zot vepruan,
Skutash ferri,do ti ngjeshi.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.05.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com