August 7, 2024

Shpresa e lodhur – Myrteza Mara

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPRESA E LODHUR

Në horizontin e pritjes,
bashkë me kallot e durimit,
syri i pagjumë nga pagjumësia e dritës,
shpleks e mpleks mirazhe
me litarët e anijeve të ardhjes.
Krahë pulëbardhash të uritura
mbjellin klithma ngazëllimi
së herë këpusin jetë gjallesash
nga hambari i detit.

Stërkala dallgësh-kripë mbi qerpikët e ngrirë,
bashkë me vullkanin e mallit
nën vështrimin e sfinksave-mister.
Ndoshta dhe ata kanë qenë njerëz
por akulli i pritjes i gurëzoi
si dëshmit e shkruara mbi papiruset e erës!

Anija e shpresës përplaset,
me ajzbergët e lodhur
nëpër shtigjet e ditëve të natëzuara.
Horizontet e pritjes, si sy vajze i përlotur,
shkulmohen nga gazi i dallgëve
kur direku ngadhnjimtar gris qiellin,
nga puthja e diellit flamuri zverdhur

Mos u vono shpresa ime,
ndryshe më gjen sfinks të gurëzuar,
horizonteve të pritjes,
në thonjtë e viruseve pa emër
thinjur nga myshku i dimrit!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com