Të isha – Skënder Guma
TË ISHA
(poezi)
Të isha një pemë biskuar frutash
në parkun e munguar nga zëra fëmijësh
po edhe dru i jeshiluar nga gjethet
mes shkurresh pylli që era flladit
Të isha një shpend si pëllumb i bardhë
dërgesat t’i çoja fizike të gjalla
pa hipokrizinë virtuale elektronike
Po të isha skifter edhe më mirë
s’do gjuaja në terrenet e burgut karantinor
ku mendjet e paralizuara si akrep orësh të ngecura kanë ngrirë
qiej pa fund për ushqim do eksploroja
Të isha peshk zhytur oqeanesh
por edhe në një lumë
përshëmbull si Vjosa
me specien “humane” fare lidhje
paçka se një ditë
në rrjetën e tyre do mund të bija
Të isha edhe reptil a rrëshqanor i çdo lloji
nuk do refuzoja
veç truri im të ma ngjiste lëvizjen
Të isha një kalë i hazdisur sydhëmbshuror
që këmbët me revan ajrit t’i trokoja
pa kurrfarë freri në gojë
ëndërra brilante e imja
Po të isha një ujk i urritur
s’do falesha skutash me kuisje
befasisht do të turresha në bulevarde metropolesh
autokratët e gjithë botës
nga rezidencat krejt do t’i zboja
me hungërimat shfarosëse të miat
Në qasjen ndaj pandemisë si kjo
veçse njeri s’do desha të isha.
Skënder Guma