Botë çupulinë – Natasha Limaj
BOTË ÇUPËLINE
Çelur kumbull-zerdelia, kërcet lulja në plas-mur,
Pllak-avllia thek jeshile, un’ çupëlin’si dikur…
Vil’e rrushit porsa lidhur, lastarhardhia ujesë,
Qelqezimi vesor gjethes, kullon art, që në mëngjes…
Retrospektivë…, mënjanohu!…, E futmë në fëmijëri,
Fustanin plot “ aguridhe “ buzët me arra ç’i nxij…
Kuaj hergjele kalasë, zëgazmendët ndezur dheun,
Vajzat stoli, si “ Donika “, çunat shpatë, si “ Skënderbeu “…
Frymojmë lartë , si, te Zotat , jod nga deti, fllad Kanine,
“ Mnemozinë “ e shenjtëruar, ç’më fut në botë çupëline!…
Arratisur nëpër baçe ,si ketri degë më degë,
Her’i ngul dhëmbët tek ftoi, her’në duar shtrëngoj shegë!…
N . L . ( F )