August 12, 2024

Dikur,me thoshte nëna…! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIKUR ,MË THOSHTE NËNA …!
(Poezi e shkruar me 07.02.2009)

Dikur,me thoshte nëna ime në mbrëmje ,
Fushat nje ditë biri im ,do të behen male ,
Nenen time plakë dëgjoja përherë me ëndje,
Të mirën,të urtën nënë,me njëmijë halle !

Do të vijë shpejt një ditë ,o bir ,do të ulen malet,
Dhe fushat do të ngrihen ,do të bëjnë përpjetë,
Ujqër të uritur bir, s’do të ketë më në përralle,
Mbi “malet “,bir një ditë do te bien rrufetë !

Do të vijë shpejt ajo ditë,nëna ime më thoshte ,
Në gjithë male kudo, s’do të ketë më egërsira ,
Fjala e nënes,mua djalit zemrën ma ngrohte ,
Në fushat, biri im ,do të rriten veç trëndafila!

Kishte vërtetë të drejtë ti moj nëna ime ,
Se vërtetë ,fushat u çuan e bënë lart një ditë,
“Malet “u shëmbën ,u bënë copë e thërrime ,
Ujqërit një ditë o nënë ,na ikën nga sytë !

Gëzonte e thërriste fusha si në ekstazë ,
“Tani jam unë vetë mali më i lartë,më i rëndë”!
“S’maten dot me mua,çakenj ujqër edhe shtazë
Malin që u bë fushë ,e shkelte fort me këmbë !

Krekosej “Fusha-Mal”,e mbahej më të rëndë ,
Shumë shpejt e harroi ,se fushë, qe vetë dikur ,
Bilbilat si lejonte të këndonin asnjë këngë ,
Zemra e saj nuk ishte më zemër,u kthye në gur!

Betohej e thërriste “Fusha-Mal” ngaherë ,
Se ajo fusha atje poshtë mal s’do të bëhej kurrë
Atje ,”Fushë -Moçal ,do të mbetej perherë,
Shkumë nxirrte nga goja e qeshte për nen buzë

Një ditë…,u ulen malet,dhe u ngritën fushat ,
Por fushat shpejt u mbushen me gjëmbaçë
Çakenjtë e uritur dolen nga ferrat e gëmushat,
Këtë nuk dinte nëna ime e mirë,nëna ime plake!

Ti moj nëna ime ,shumë mirë na më tregove ,
Çfarë ka ndodhë dikur në krejt gjithë dynjanë,
Veç nje gjë moj nënë e mirë si valle e harrove,
Çakenjtë e ujqërit në cdo pyll një fytyrë kanë?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com