Dritë në hije – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
(E marrë nga libri” E larë me Yjet”)
Dritë në hije
Një rreze n’perëndim
pa perënduar mbeti pezull
një melodi violinash
valët shkumëzuan
një vallëzim përgjysmë lamë
përgjumur zgjuar.
Ç’e thithi perëndimi lumturinë e belbëzuar
mbi cilën valë u mek e qeshura?
Oooh….diku ngatërruar
diku zbuluar!
Në dritën e shpirtit mbeti fshehur
dritëhije e zbehtë
lëkundur,
lënduar
por, një zog i vonë
mbi pemë cicëronte!
E kishte me ty
apo e kishte me mua?!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com