August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***EH DASHURIA***
ÇFARË MUND TË JETË..!?

Ndjenjë qëndruar shpirtit
apo ngelet iluzion.
Po ikën muaji Prill
Maji po na vjen
Ti moj e shtrenjta dashuri
në ëndra na gjen..!?
Shumë pyesin, duan ta mësojnë
të tjerë e ndjejnë në shpirt,
por kurrë se provojnë..
Kjo ngelet enigmë, për të tjerë
kur shohin me sy e plasin me zemër..
Dhe nga të gjitha dashuria,
është vetëm dashuri,
lind me vështrime, në sy
fillon troket në zemër, si arithmi
Këmbët i shtrin në kopështin shpirt
Rrënjët ti venë sa më thellë
duke lindur filiza të rinj..

Dashuria nuk njeh moshë
as nuk kërkon vënde të bukura
kohës erdhur me stinë, nuk i bindet,
Ajo vjen kur se panden
si virus viral të kap, të pushton
apo është stuhi dhe uragan
të rrëmben sa mënd nuk mban
Mëndjen ta merr të ndjehesh si i dehur
të bën si fëmijë i përkëdhelur
Ka egon dhe xhelozinë në mes
e barabartë s’mund të jetë
kush ndjen më shumë
Mashkulli apo femra, peshore
nuk ka.
Ajo është si ajri, qiellin pushton..
Është frymë… brenda shpirtit jeton..!!

Dashuria është vetë jeta
udhës kur rritet i dalin shumë pengesa..
Lum kush i kapërxen,
shijon dashurinë e vërtetë..
Së fundi dashuria i ngjet
një mali të lartër me pilaf
Ku ti mike dhe unë
nuk gjejmë lugë, të fillojmë të hamë
Por i vimë malit vërdallë
dhe dalim tek i njëjti shteg
Ta shijosh, një jetë nuk të del
por vjen një ditë vdes, largohesh
e merr me vehte, në botën tjetër..
Eh, mikja ime e dashur
na bërë të ndjehemi të rinj
Tek sa këndon, vargjet e mia
shpirti ynë sikur rilind..
Dashuria është e shënjtëruar
Zoti vetë e ka bekuar
kush erdhi në jetë, se provoj
s’ka për të qënë kurrë i gëzuar..
Fati në jetën tjetër, do ta ndëshkoj..!!

Por dashuria ngelet simbol i jetës
e pavdekshme përtej të vërtetës
Dhe sikur të vdisja para kohe
nga ky Corona virus i mallkuar
Shpresoj se do ringjallesha përsëri
do të takoja ty, atje ku të ishe fshehur
e vetmja dashuri..!!
Ta rinisja jetën, aty ku më qe privuar
Vargje do shkruaja për ty dashuri…
le të theshin, u çmënd një poet,
kur dashurisë gjithë jetën i kushtoj
Jetën sërisht do filloj ta ndërtoj..
Guri i parë i themelit
do jesh ti e madhërishmja dashuri..
Pa këtë ndjenjë sublime
asnjë jetë s’do kishte kuptim…!!

Floriri Z Petra
May 01st, 2020.USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com