Filozofim në varg – Abdi Përgjegja
Filozofim në varg.
Mundimet e kësaj jete s’kanë të sosur,
por vetë jeta soset përball mundimeve.
Duket njeriu si një shpend i plagosur,
që se perballon lodhjen e shtegtimeve.
Mundimet kësaj jete s’paskan të sosur,
e nëpërmjet mundimeve soset dhe vetë .
Ndaj bota është lëmsh i rrumbullakosur,
Zoti kur e ndërtoj nuk qe aq i drejtë.
Dhe dërgoj në tokë të ngjashmin e vet,
I dha ca detyra por më shumë të drejta.
Pasardhësit e konsideruan veten Mbret,
punës së Zotit filluan ti gjejnë të meta.
Kështu njeriu dyshues që në gjenezë,
deshi të bëhet më i madh se vetë Zoti.
U mërzit Zoti se kapërdiu këtë ofezë,
firmosi urdhërin që të rrotullohet Globi.
Po shumica e njerzëve këtë nuk e dinë,
përditë nisen shtegtimeve nëpër Botë.
Egoja për të kontrolluar gjithësinë,
bëri që Jetën tonë,të mos kontrollojmë..
Miku Artit