Gratë janë si era – Rifat Ismaili
GRATE JANE SI ERA
O gra,ju jeni buzët e jetës dhe vdekjes
Me ju, bota ka fituar pavdekësinë…
Një shikim i rrufeshëm i juaji
Edhe vdekjen e shpie në greminë!
I dua gratë ujëvara
Me gjinjtë sa një mal
Me bark pjellor si fushat..
Si dua gratë e strukura
Në rutinën e jetës meskine
Gratë e qejfit e të vesit..
Si dua grate e fshehura
Ne shpellat e zilisë
Gratë që krehin djajtë e luftës
Gratë që jepen me qera si karrocat
Gratë nën djallin e lakmisë!
Unë e dua dhe përulem
Para gruas
Me vështrimin që ndez pemët
E i vë zjarrin burrit…
Gruan që shfaqet si një liqen
Ku notojnë mjellmat e pafajësisë
Shpresat e fundit…
Gra, ju kopshtare të zemrës
Që ujitni e gjelbëroni
Pemën njerëzore…
Shfytyrimi juaj
Mund ta thajë këtë parajsë
Prandaj, mos u shëmtoni.